Në Institutin e Radiologjisë, pritjet janë më të gjata se në Ambasada
Gazetar: Adnan Qaili
Në Institutin e Radiologjisë në Shkup pritjet janë më të gjata se në Ambasada. Këtë e dëshmojnë edhe pacientët që për një termin presin deri në 6 muaj, pastaj për rezultatin e angiografisë presin dhe 1 muaj, shkruan Alsat.
“Në ora 12…! Për termin, nëse më besoni kam pritur 6 muaj! Nuk kam koment më tepër.”
Radhë të pacientëve që kanë probleme serioze shëndetësore detyrohen të bëjnë terminë me prioritet. Ata që nuk kanë lidhje me mik këtu thonë se s’ju mbetet rrugë tjetër përpos tu drejtohen klinikave private ku shërbimet radiologjike kushtojnë disa herë më shtrenjtë.
“Për momentin me gjetët nervoze, nuk kam ardhur këtu me dëshirën time që ta kaloj kohën, por kam ardhur për nevojë, por këtu niveli është zero. Unë i kuptoj që kanë shumë punë por durimi ynë ka limit, të gjithë këtu jemi pacientë.”
“Problem është 1 muaj kemi pritur derisa na dhanë udhëzim me prioritet. Sa është në rregull që të gjithë të grumbullohen me prioritet dhe mos të gjeni termin të rregullt? Ndoshta ka mungesë të personelit!”
“Erdha këtu më thanë jo ora 10, por në ora 12. Këtu kam ardhur disa herë, prit-prit sa duhet të pres nuk e di. Si nuk bën dëm, jam me sulm në tru edhe ftohët kam këtu por duhet të ruhem gjithë edhe nga kovidi.”
Drejtori i këtij Instituti Daniel Gjurçinov nuk doli të flas para kamerave dhe kjo nuk është shmangia tij e parë prej mediave. Por, udhëheqësi ekonomik në prag të pensionit, radhiti problemet që ka Radiologjia.
“Një pacient, nëse janë në pyetje enët periferike të gjakut apo angiografia mund të pritet deri në 1 muaj për rezultate, ndërsa për Rezonancat Magnetike dhe Tomografitë komjuterike pritet 7-8 ditë për rezultate. Çdo herë vijnë me arsyetimin se aparatet nuk punojnë në spitalet e qyteteve tjera, se nuk kanë rezonancë magnetike e Tomografi kompjuterike. Kjo ndodh edhe në Shkup një pjesë e aparateve nuk punojnë apo nuk kanë kuadër që tu lexoj rezultatet dhe të gjithë grumbullohen këtu, sot një pulmolog lexon 40-60 fotografi brenda një dite”, tha Branko Cvetkovski – Nëpunës i Institutit të Radiologjisë.
Sipas raportit të Institutit gjatë 2021-it janë realizuar mbi 105 mijë incizime dhe rezultate, apo me një mesatare rreth 300 shërbime mjekësore në ditë. Sipas të dhënave që siguruam nga “Termini im” në Radiologji vjet janë realizuar afër 70 mijë terminë, që nënkupton se 35 mijë terminë tjera kanë qenë me prioritet. Forma e emergjencave për të arritur te një kontroll ka mbingarkuar këtë institut dhe stafi ka mbetur sikurse para 5 viteve, arsyetohet nga drejtoria. /Alsat.mk








