Në këto ditë ekstrem të nxehta qytetarë të shumtë freskohen nëpër pishina

Në këto ditë ekstrem të nxehta qytetarë të shumtë freskohen nëpër pishina

Gazetare: Linda Ebibi

Në kushtet e temperaturave ekstreme që arrijnë deri në 41 gradë Celsius në Shkup, qytetarët po gjejnë shpëtim në pishina. Për të garantuar sigurinë dhe higjienën e vizitorëve, pastrimi i pishinave bëhet çdo ditë, ndërsa kryhen kontrolle të rregullta teknike. Menaxherët theksojnë se në çdo moment është i pranishëm personeli ndihmës që kujdeset për nevojat e pushuesve.

“Si çdo verë, si çdo sezonë, pastrimi i pishinave bëhet në mënyrë të filtrimit e cila është automatik, përveç asaj kemi edhe persona që janë të angazhuar në mëngjese që bëjnë filtrimin në sipërfaqen e pishinave. Çdo ditë kontrolli bëhet prej aminusit, klorit, për diferencë që mos të ketë infektime të njerëzve që i frekuentojnë pishinat e Shkupit…1:06 Rregullisht çdo javë vijnë dy persona që merren me shantjone të ujit, bëjnë analiza të vetat dhe japin certifikatë që janë adekuat për pishina”, tha Hajdin Berisha pronar i pishinës.

Edhe pse këtë vit numri i vizitorëve është më i ulët krahasuar me sezonet e kaluara, për shkak se qytetarët shkojnë jashtë vendit për pushime, prapë se prapë pishinat vizitohen sidomos gjatë fundjavës.

“Sivjet e kemi një periudhë më duket se numri, fluksi te pishinat e Shkupit ka rënë, ka oferta speciale për me shku në Turqi, Greqi, në Shqipëri… pak ka rënë puna, por në përgjithësi është mirë… Ndikojnë ofertat sezonale, pushimet verore me familje që shkojnë në deti”, shtoi ai.

Temperatura përvëluese mbi 41 gradë celsius priten gjatë gjithë javës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button