Në Kinë dhe Afrikë sekuestrohen mijëra vaksina false kundër Covid-19

Lajmi është bërë me dije nga Interpol i cili edhe më herët ka lëshuar alarmin global se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për rrjetet kriminale, shkruan Euronews. Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza, që përmbajnë vaksinën e rreme u gjetën në një depo në Kinë ku oficerët gjetën gjithashtu një sasi të madhe edhe maskash.

Në Kinë, policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

Hetimet po vazhdojnë, dhe përveç arrestimeve në Afrikën e Jugut dhe Kinë, Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes te vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve.

Interpol lëshoi një njoftim duke paralajmëruar zbatuesit e ligjit për t’u përgatitur për rrjetet e krimit të organizuar që targetojnë vaksinat COVID-19, si fizikisht ashtu edhe në internet. Sinjalizimi gjithashtu përfshiu detaje dhe imazhe të vaksinave origjinale dhe metodave të autorizuara të transportit të ofruara nga kompanitë farmaceutike për të ndihmuar në identifikimin e shisheve të rreme.

Në faqen zyrtare Interpol paralajmëron publikun se asnjë vaksinë e aprovuar nuk është aktualisht në dispozicion për shitje në internet. Çdo vaksinë që reklamohet në faqet e internetit ose në rrjetin e errët, nuk do të jetë legjitime, dhe mund të jetë e rrezikshme.

Kushdo që blen këto barna po e vë veten në rrezik dhe po u jep paratë kriminelëve të organizuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të INTERPOL.

LEXO EDHE:

Back to top button