Në Komisionin parlamentar të Politikës Sociale, sërish zënkë për “Branitellat” dhe ish-ushtarët e UÇK-së
Në Komisionin parlamentar të Politikës Sociale, sërish zënkë për “Branitellat” dhe ish-ushtarët e UÇK-së

Gazetar: Zeqirija Haxhiu
Përplasje të reja për Branitellat dhe ish ushtarët e UÇK-së në komisionin për politikë sociale në Kuvend, shkruan Alsat.
Duke tentuar të vendosë në votim rendin e ditës, kryesuesja e komisionit Imërlije Saliu u përball sërish me deputetët e LSDM-së, të cilët kërkonin që në rend dite të shtohet edhe pika për propozim ndryshimet e ligjit për branitellat.
Saliu nuk pranonte një gjë të tillë me arsyetimin se ajo është caktuar të udhëheqë seancën për vetëm një pikë.
Spasovski: “Procedurale ju kërkoj para se të votoni, nuk mundeni me forcë dhe me vullnet të lirë ta bëni këtë.”
Saliu: “Propozim ligji për sigurim pensional dhe invalidor kaloi me tetë vota pro, kalojmë me punë për pikat e rendit të ditës. Ju informoj se në debat për propozim ligj do të zbatohet dispozitat nenet 94 dhe 95 të rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”.
Spasovski: “Ju lutem procedurale, kjo është sulme mbi demokracinë, sulm mbi opozitën. Ju lutem procedurale kërkoj. Ju lutem kërkoj procedurale. Zonja kryesuese kërkoj procedurale, mos punon në kundërshtim me rregulloren dhe ligji”.
Deputeti i VLEN, Rijad Shaqiri, i tha Spasovskit, se pa përfshirjen e ish ushtarëve të UÇK-së, ky ligj nuk kalon. Kërkoi që seanca të shtyhet.
“Këtë e bëni vetëm për të poentuar politikisht sepse juve nuk ju intereson as halli i atyre familjeve, as halli i atyre personave të cilët kanë qenë të përfshirë në konfliktin e vitit 2001. Unë edhe një herë po ju potencoj se ky ligj nuk kalon përderisa nuk janë të përfshirë edhe ish ushtarët e UÇK-së, përndryshe në vazhdimësi do të kemi problem sepse përgjegjësia për mos kalimin e ligjeve në rendin e ditës do të jenë të tuajat”, tha Rijad Shaqiri – VLEN.
Pas një ore pauzë, LSDM vendosi të mos hyjë më në seancë. Deputeti Spasovski njoftoi se drejtësinë do ta kërkojnë përmes kallëzimit penal dhe gjykatës kushtetuese.
“Do të dorëzojmë kallëzim penal kundër kryesueses së komisionit, zonjës Imërlije Fetai Saliu për shkak të shkeljes së rëndë së rregullores dhe të drejtave të deputetëve. Njëherësh do të ngremë edhe nismë deri te Gjykata Kushtetuese me çka do të kërkojmë të vërtetohet shkelja e të drejtave të deputetëve”, u shpreh Oliver Spasovski – LSDM./ Alsat.mk