Në Kosovë kalohet pa PCR, masat e reja nuk vlejnë për Maqedoninë e Veriut

Masat e reja të miratuara mbrëmë nga Qeveria e Kosovës nuk vlejnë për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe me tej do të mund të hyjnë në Kosovë pa PCR test, këtë për Alsat e konfirmoi ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Edhe zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha, deklaroi se qeveria e Kosovës nuk ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për PCR testin eventual për hyrje në Republikën e Kosovës, të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.