Në kovid-qendrat në Shkup, brenda 24 orëve janë pranuar 38 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 56 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 489 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 34 persona, shtatë pacientë janë pranuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre pacient është pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Dermatologjisë, dy pacientë në Klinikën e Nefrologjisë, 11 pacientë të ri janë pranuar në klinikën e ORL-së dhe 9 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Syve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 11 pacientë të ri me Covid-19, po qa pacientë janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup. Brenda 24 orëve janë shëruar 27 pacientë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button