Në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare
Në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orës 7.00 të mëngjesit të 11 qershorit dhe do të mbyllen në orën 20.00. Në garë marrin pjesë 15 lista zgjedhore të koalicioneve dhe partive, të konfirmuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi. Partitë dhe koalicionet që po marrin pjesë në këto zgjedhje kanë premtuar jetë më të mirë, paga dhe pensione më të larta, blerje të favorshme të banesave dhe rritje të përfitimeve sociale. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund një krize politike gati tri vjeçare në Mal të Zi. Rezultati i zgjedhjeve mund të prodhojë një qeveri funksionale të cilën Mali i Zi nuk e ka thuajse që nga prilli i vitit 2020. Media të ndryshme ndërkombëtare dhe analistët politikë ditëve të fundit thanë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Malit të Zi pasi votuesit do të kenë mundësinë të vendosin për të përkrahur partitë dhe koalicionet, disa përkrahëse të Perëndimit, të tjerat përkrahëse të Serbisë si dhe të tilla mbështetëse të Rusisë. /Alsat.mk