Në Mbretëri të Bashkuar thyhet rekordi për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Në Mbretëri të Bashkuar thyhet rekordi për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Temperatura rekord e Mbretërisë së Bashkuar duket se është thyer mes një vale të jashtëzakonshme të nxehtit që ka shkaktuar kaos në të gjithë vendin.

Sipas mediave britanike një temperaturë maksimale prej 39.1°C është regjistruar në Charlwood, Surrey – duke mposhtur ekstremin e mëparshëm prej 38.7°C në Kembrixh në vitin 2019.

Por temperaturat janë ende në rritje dhe ka të ngjarë që rekordi të thyhet sërish sot – me një mundësi të madhe deri mbi 40°C.

Zyra Met tha: “Një temperaturë prej 39.1°C është regjistruar përkohësisht në Charlwood, Surrey”.

“Nëse konfirmohet, kjo do të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në MB”.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i ndikimeve të krizës klimatike, të cilat do t’i bëjnë valët ekstreme të të nxehtit shumë më të zakonshme dhe më intensive.

Rekordi më i fundit vjen pasi pjesa më e madhe e vendit po përballet me nxehtësi afër 40°C, duke penguar transportin dhe duke detyruar disa shkolla të mbyllen.

Më parë kishte disa sugjerime se rekordi mund të ishte thyer të hënën, por ishte vetëm i treti më i nxehtë ndonjëherë, me merkurin që arriti 38.1°C në Santon Downham, Suffolk.

Përpara valës së të nxehtit, Zyra Met javën e kaluar lëshoi Alarmin e parë të Kuq – që do të thotë se ekziston një rrezik për jetën – për të hënën dhe të martën (sot dhe dje).

Kështu, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi një alarm të nivelit 4 për shëndetin e nxehtësisë – i përshkruar si një “emergjencë”.

LEXO EDHE:

Back to top button