Në moshën 75-vjeçare merr drejtimin e Kristal Pallasit

Roj Hoxhson është kthyer në pankinë. Në moshën 75-vjeçare, ai rikthehet në lojë duke pranuar stolin e Kristal Pallasit, një skuadër të cilën e kishte udhëhequr edhe në të kaluarën, gjatë sezoneve 2017/2018 dhe 2020/2021.

Ish-trajneri i Interit më pas drejtoi Watford për një kohë të shkurtër, nga janari deri në qershor të vitit të kaluar. Ai zë vendin e Patrik Vieira-s, i cili në 12 ndeshje nuk mori asnjë fitore.

Me 10 ndeshje të mbetura në kampionat, Kristal Pallasi është në vendin e 12-të, por me vetëm tre pikë përpara zonës së rënies. Hoxhson ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button