Në Moskë nuk po bie numri i të infektuarve me koronavirus

Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka shprehur shqetësim për shpërthim të koronavirusit, duke thënë se situata është duke u bërë më e rëndë në këtë qytet, teksa autoritetet kanë regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve prej muajit janar.

“Ne kemi pritur që piku i pandemisë në pranverë do të binte në periudhën prill-maj sikurse vitin e kaluar”, ka thënë Sobyanin në një transmetim televiziv, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

“Mirëpo tani po e shohim se rënia eventuale është bartur në qershor-korrik”.

Sobyanin, aleat i afët i presidentit rus Vladimir Putin, ka vlerësuar se te gjysma e banorëve të Moskës, tani ekziston një nivel i imunitetit kundër virusit.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi duke e parë sa agresiv është koronavirusi”, ka thënë ai, duke theksuar se është duke u bërë më e vështirë që trajtohet sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

“Një pjesë e mirë e banorëve të Moskës janë në ventilatorë apo në kujdes intensiv”, ka thënë ai.

“Rreziku është real”.

Autoritetet shëndetësore ruse kanë raportuar të premten 5,853 raste të reja me koronavirus, njëherësh rekord nga periudha e mesit të janarit.

LEXO EDHE:

Back to top button