Në pjesën më të madhe të vendit temperaturat e mëngjesit nën zero

Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë ku janë shënuar -9 gradë Celsius, ndërsa nën zero janë temperaturat edhe në pjesën më të madhe të vendit, përveç në Pretor dhe Gjevgjeli.

Sipas informacionit nga Instituti Hidrometeorologjike, mëngjesin e sotëm në përgjithësi në vendet më të larta moti është kryesisht i kthjellët, ndërsa vetëm në Kriva Pallankë fryn erë me intensitet të moderuar. Mjegull ka në disa pjesë të Shkupit, Demir Kapisë, Manastirit dhe Strumicës.

Gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira lokale dhe me erë të dobët, kryesisht në drejtimin verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup, në mëngjes do të ketë mjegull, pasdite pritet erë e dobët në drejtimin verior. Temperatura do të arrijë 9 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button