Një futbollist largohet nga FC Shkupi

Nga skuadra e FC Shkupit është larguar një futbollist që erdhi në merkaton e verës në Çair. Ashtu siç mësojmë nga burime jozyrtare, kërçovari Mërgim Dani nuk është më pjesë e bardhekaltërve.

Futbollisti kërçovar te Shkupi erdhi gjatë merkatos së verës, ndërsa luajti vetëm një ndeshje miqësore në të cilën shënoi edhe gol.

Dani kishte firmosur me Shkupin kontratë 1 vjeçare, ndërsa te bardhekaltërit erdhi nga skuadra e Vëllazërimit, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Zajazin në Ligën e Dytë./sportmania.al/

LEXO EDHE:

Back to top button