Të paktën nëntë të vdekur nga sulmi në një shkollë në Pakistan

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe më shumë se 80 janë plagosur nga një shpërthim në një shkollë fetare në Pakistan, ka thënë policia.

Zyrtarët e spitalit thonë se të vrarët në sulmin, i cili ndodhi në qytetin verior të Peshavar, ishin të moshës midis 20 dhe 30 vjeç.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë, derisa po zhvillohen hetimet për sulmin.

Qyteti Peshavar, afër kufirit afgan, është përballur me dhunë gjatë kryengritjes së talibanëve në vitet e fundit.

Gjashtë vjet më parë, persona të armatosur sulmuan një shkollë ushtarake në qytet duke lënë më shumë se 150 të vdekur, përfshirë shumë fëmijë.

Sidoqoftë, numri i sulmeve është zvogëluar shumë vitet e fundit./REL/

LEXO EDHE:

Back to top button