Në prag të Ditës së Pavarësisë, Ukraina po përballet me bombardime të shumta ruse

Në prag të Ditës së Pavarësisë, Ukraina po përballet me bombardime të shumta ruse

Ukraina tha se Rusia bombardoi rajonin e Zaporizhjas, shtëpia e centralit më të madh bërthamor në Evropë, ku luftimet e fundit kanë shkaktuar frikë për një incident katastrofik bërthamor, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se Moska po planifikon sulme në infrastrukturë dhe objekte qeveritare, që përkojnë me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Dita e Pavarësisë së Ukrainës është më 24 gusht. Nesër bëhen gjashtë muaj prej kur nisi pushtimi i paprovokuar rus. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse vazhduan të lëshonin raketa dhe predha artilerie në qytetet ukrainase afër uzinës bërthamore. Në deklarata të ndara, Ambasada e SHBA-së në Kiev dhe një zyrtar amerikan paralajmëruan për planet ruse për të goditur infrastrukturën civile dhe qeveritare ditët në vijim. “Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm që sulmet ruse paraqesin për civilët dhe infrastrukturën civile”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se deklarata e tij bazohej në disa informacione të inteligjencës së SHBA-së. Paralajmërimi i tij u bë pasi autoritetet ukrainase ndaluan festimet publike në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në shënimin e 31-vjetorit të pavarësisë nga sundimi sovjetik, duke përmendur një kërcënim të shtuar nga sulmet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia këtë javë mund të bëjë “diçka shumë të keqe, diçka shumë mizore”. Edhe shërbimi inteligjent i Ukrainës ka paralajmëruar për një rritje të mundshme të sulmeve të hakerëve në faqet ukrainase më 24 gusht./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button