Në qytetin e Koçanit, dhjetëra qytetarë marshuan për nderë të 59 viktimave të cilët humben jetën nga fatkeqësia në diskotekën “Pulse”

Në qytetin e Koçanit, dhjetëra qytetarë marshuan për nderë të 59 viktimave të cilët humben jetën nga fatkeqësia në diskotekën “Pulse”

Gazetar: Avni Tahiri

Qytetarët në heshtje dhe pa pankarta, marshuan neper qytet duke kaluar para policisë edhe më pas para gjykatës së Koçanit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi. Heshtja “shurdhuese” në Koçan vazhdon tash e sa ditë pas rastit ku të rinjtë humbën jetën nga zjarri që përfshiu diskotekën e improvizuar.

Tubim për ne ora 16:30 për sot ishte paralajmëruar për në parkun e qytetit te Shkupit, por pjesëmarrja ishte simbolike. Tubime kishte edhe në qytete tjera, si në Shtip dhe në Ohër ku u kërkua përgjegjësi dhe nga institucionet të garantojnë sigurinë e qytetareve.

Protesta janë paralajmëruar edhe për ditën e nesërme. Në Tetovë në ora 12:30 nga nisma “Zero” paralajmëruan se përveç rastit të Koçanit do të protestohet për te gjitha rastet ku humben jetën qytetarë të pafajshëm si për zjarrin në spitalin modular por dhe humbja e jetëve të qytetarëve nga aksidenti i autobusit në fshatin Llaskarcë dhe Besa Transin.

Studentet e Universitetit “Kirilit dhe Metodi” edhe pse kishin paralajmëruar tubim në orën 13:00 për ditën e nesërme e njëjta është anuluar për shkak të siç thonë politizimit të protestës nga një pjesë e studentëve. Ndërkaq në sheshin e Shkupit për nesër në ora 19:00 është bërë thirrje për protesta nga nisma “Kush është i radhës”.  /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button