Në rritje numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 606 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 320 t ë shëruar. Gjatë ditës së sotme janë shënuar 10 viktima.






