Në Slloveni ka rënë dëborë, temperaturat bien deri në -4 gradë

Në Slloveni ka rënë dëborë, temperaturat bien deri në -4 gradë

Kamerat e Shërbimit Meteorologjik Slloven kanë regjistruar se një sasi të madhe bore ka rënë në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë.

Siç shihet edhe në videon e meteo.si, temperatura ka rënë në -4 gradë, për këtë arsye bora ka mbetur në tokë.

Kredarica ndodhet në 2541 metra mbi nivelin e detit, shkruajnë mediat sllovene.

Kujtojmë se ditët e fundit në rajon është shënuar mot i paqëndrueshëm, me reshje të mëdha, të cilat kanë sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit.

Ajri i ftohtë nga veriu dhe ajri i ngrohtë me lagështi nga deti Mesdhe përzihen në rajonin tonë, gjë që favorizon krijimin e paqëndrueshmërisë dhe reshjeve të dendura.

Ndryshe, disa qytete në vendin tonë janë përballuar me gjendjen e rënduar pas vërshimeve të mbrëmshme.

LEXO EDHE:

Back to top button