Në Tabanoc për hyrje në vend, pritet rreth një orë

Në Tabanoc për hyrje në vend, pritet rreth një orë

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë për të hyrë në vend pritet rreth një orë, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në njoftimin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM).
Ndërkohë komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. LAMM rekomandon respektim të sinjalistikës rrugore dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button