Në temperatura mbi 40 gradë celsius qytetarët presin gjatë për autobusët e transportit publik

Në temperatura mbi 40 gradë celsius qytetarët presin gjatë për autobusët e transportit publik

Gazetar: Avni Tahiri

Pritjet e gjata për autobus në temperatura tepër të larta vazhdojnë të vështirësojnë jetën e qytetarëve të Shkupit. Tabela ku shënon se autobusi duhet të vijë pas disa minutash më nuk është e besueshme për qytetarët të cilët shprehen se harxhojnë rrymë kot pasi informatat e shkruara aty nuk përputhen aspak me autobusët që vonohen me orë të tëra. Përveç tabelave edhe orari në faqen e internetit të NQP-së nuk përputhet aspak me realitetin.

“Dysh apo nëntëmbëdhjetë cili të vijë, presim gati 15 minuta, aty shkruan se për 15 minuta por ende nuk ka ardhur, shkruan 5 por prapë nuk erdhi. Më herët shkruante 4 minuta dhe para asaj 15, tani cilën kohë të presim? Çfarë duhet të ndërmerret? Le të vije Arsovska këtu. Të pres edhe ajo me ju? Po që ta shohë si është”, tha një qytetare.

“Presim gjysmë orë e kur të vijë do të shkojmë. Cilën porosi e dërgoni nga këtu? Të stabilizohet pakës se ndryshe çfarë do të bëjmë kështu në diell”, tha një qytetar.

“Presim, gjysmë orë apo një orë ndërsa në tabele që e tregon kohen nuk janë të vërtetë, shkruan një minutë ndërsa vjen pas 20 minutash dhe as që vjen, katastrofë është biem në koma të gjithë këtu”, tha një qytetar tjetër.

“Nuk ka as privat e asgjë, presim dyshin për shumë kohë. Nuk e dimë çfarë po bëhet. Pikë së pari i nxehti ndërsa ne jemi edhe me vite, kam 75 vjet, e vështirë. Duhet qeveria të ndërmerr diçka, kështu nuk shkon. Gati një vit kështu po shkon, nuk ka autobusë, janë defekt, nuk kanë karburante, nuk e dimë çfarë po ndodh, a është tek NQP-ja, qeveria apo qytetit i Shkupit”, theksoi një qytetar.

“Zonjë a pritni kohë të gjatë? Po, gjysmë orë. E shoh që mbani në duar edhe kartelën mujore. Po paguaj 300 denarë. Sa e shfrytëzuat këtë muaj? Dy apo tre herë, po çfarë të bëj nuk ka autobusë, pres gjysmë orë as dysh nuk ka e as nëntëmbëdhjetë, katastrofë”, tha një qytetare.

Sipas informatave tona autobusët e linjave private tash më disa ditë kanë ndërpre tërësisht qarkullimin shkaku i borxhit që NQP ka ndaj tyre që sipas vozitësve privat kalon mbi dy milion euro. Edhe pse u paralajmërua se do të ketë takim mes drejtorit të ri të NQP-së dhe vozitësve privatë me qellim që të gjendet zgjidhje ky takim ende nuk ka ndodhur që të mund të dakordohen dhe të rikthehet qarkullimi i rregullt për qytetarët e Shkupit. Përderisa pritet që të ketë një takim të tillë qytetarët do të duhet të presin në temperatura të larta për autobus i cili nuk dihet se kur vjen./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button