Në tërë territorin e Maqedonisë janë gjobitur 953 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë

Në tërë territorin e Maqedonisë janë gjobitur 953 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë

953 shoferë janë gjobitur gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Prej tyre, 64 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Ministria e Brendshme njoftoi sot se 500 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 453 jashtë vendbanimit.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button