Në Tetovës sot po votohet për këshilltarë të këshillit të komunës së Tetovës

Në Tetovës sot po votohet për këshilltarë të këshillit të komunës së Tetovës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Në Tetovës sot po votohet për këshilltarë të këshillit të komunës së Tetovës, pa shpërbërjes së të njëjtit, si shkak i mos votimit në afatin ligjor të llogarisë përfundimtare. Edhe pse me vonesa prej disa minutash shkaku i problemeve me aparet biometrik, 117 vend votimet, janë hapur në kohë dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa pengesa thonë krerët e komisioneve.

“Unë jam Lulzim Shaqiri, kryetar i VV 1975, në kuadër të objektit të shkollës “Liria”. Gjithçka u rregullua, patëm një vonesë shtatë tetë minuta shkaku i kabllove dhe konektimit”, tha Kryetar vendvotimi.

“Jam Habibe Dehari, VV 1979. Gjithçka filloi në rregull. Deri më tani është herrët për të pasur votues. Unë e konektova aparatin, por të shohim si do ec me votuesit” deklaroi Kryetarja vendvotimit.

Nga komisioni zgjedhor komunal thonë se edhe përkundër pengesave të vogla me aparatet, të gjitha vendvotimet tjera vijojnë punën pa pengesa.

“Të gjitha vend votimet që në kuadër të komisionit komunal janë 117 janë hapur në kohë të gjitha në orën 7:00. Në disa vend votime kishin disa pengesa teknike, por me intervenimin e komisionit komunal zgjedhor dhe përgjegjësve për pajisjet biometrike këto probleme u mënjanuan shpejtë dhe tashmë vazhdon procesi zgjedhor” tha Nazmi Dauti. Kryetar i KZK.

Gjithsej në komunën e Tetovës, të drejtën e tyre të votës në 117 vend votime pritet ta realizojnë 84 406 votues, pas votimit të dite më parë të personave që vuajnë dënimet me burg dhe personave të sëmurë dhe të pa aftë për të dalë në vend votim .

Në Tetovë do të zgjidhet kuvendi komunal. Kjo komunë shkon në zgjedhje të parakohshme për këshillin e ri pasi përbërja paraprake e këshillit nuk arriti të votojë në afatin ligjor llogarinë përfundimtare të komunës. Për 31 vende këshilltarësh besimin e kërkojnë 403 kandidatë nga 13 lista kandidatësh./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button