Në Tiranë mbahet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeqyteti shqiptar do të mirëpresë sot liderët e rajonit, në samtin që do të zhvillohet për Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit më të lartë të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës do të mblidhen në Shqipëri. Samiti do të drejtohet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

- Advertisements -

Ky Samit është shumë i rëndësishëm pasi vjen vetëm 2 javë para vendimit të pritshëm në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në këtë samit pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme në sektorin ekonomik, si marrëveshja me Shqipërisë dhe Maqedonisë  së Veriut për lehtësimin e kalimit të mallrave ose tregtisë në të gjitha pikat e kalimit doganor dhe veçanërisht në Qafë-Thanë. Njohja reciproke të certifikave të gjelbërta të vaksinimit. Po ashtu, përshpejtimi i procedurave për uljen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe lehtësimi i procedurave tregtare dhe të transportit me vendet kufitare anëtarë të Unionit.

Vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online, më 10 nëntor dhe  u njoh si Samiti i Sofjes. Në këtë samit shtetet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të fuqizojnë marrëdhëniet mes tyre dhe u pajtuan që të krijojnë treg të përbashkët rajonal, si edhe të adoptojnë politikat e gjelbra.

LEXO EDHE:

Back to top button