Në vend të ekologjisë, para për energjetikën

Andrea Çobanova

Paratë nga programi i qeverisë për investime në zhvillimin e gjelbër do të rialokohen në energjetikë. Në vend të investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe realizimit të projekteve të tjera, Qeveria vendosi të rialokojë 10 milionë euro për dalje më të shpejtë nga kriza energjetike. Gjatë kësaj jave do të definohet se si do të shpenzohen këto para, tha zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, shkruan Alsat.

“Programi që u miratua dje dhe vendimi për 10 milionë shkojnë në segmentin e energjetikës. Fatkeqësisht, ne nuk mund ta injorojmë krizën në këtë kohë dhe të themi – po, por tani duhet t’i pastrojmë lumenjtë sepse është e rëndësishme – jam dakord që është e rëndësishme, por nuk mund t’i marrim ato fonde, nëse 45 mijë familje mbeten pa ngrohje ose 700 mijë familje mbeten pa kërcënimin e energjisë elektrike”- deklaroi Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për Çështjet Ekonomike

Qeveria e ka përfshirë vitin e kaluar në buxhet programin “Zhvillimi i Gjelbër”, edhe pse asnjëherë nuk ka specifikuar se çfarë përmban ky program në detaje, përkatësisht për çfarë projekte konkrete do të shpenzohen paratë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button