Nisën punimet për ndërtimin e shkollës së shumëpritur në Vizbeg, banorët shprehen skeptik

Gazetar: Melihate Rustemi

Pavarësisht nisjes së punimeve për ndërtimin e shkollës fillore të shumë kërkuar në Vizbeg, banorët e kësaj lagjeje shprehen skeptik se njejta do të përfundojë brenda afatit kohor të caktuar, pra 18 muaj. Siç thonë ata, thuajse çdo aktivitet i pushtetit bëhet për përfitime politike, shkruan Alsat.

YouTube video

“Një fjalë popullore thotë “pa e pa kulmin nuk besojmë”. Shpresojmë të mos jetë marketing politik edhe kësaj radhe”.

“Besojmë që do të bëhet por pa e pa përfundimin nuk e besojmë se kjo kërkesë është që moti, prej 2014 ose më herët. Po shihet diçka por fundi e tregon të veten”.

“Fshatarët e Vizbegut e nxënësit tashmë 20 vjet maltretohen prej këtu e deri në Shutkë për të shkuar në shkollë, në shi, borë e erë. Çdo fillim është i vështirë por shpresojmë që mbarimi të ketë sukses”.

Objekti shkollor pritet të lëshohet në përdorim për vitin shkollor 2023-24 ndërsa në të janë paraparë të mësojnë 500 nxënës në 17 paralele.

Pas një periudhe 18 muajshe duhet të bie zilja dhe nxënësit të ulen në bankat shkollore. Çdo investim në arsim duhet ta shohim si investim për të ardhmen e vendit. Vetëm një shtet që investon te fëmijët, në cilësinë në arsim mund të pres të ardhme të ndritur”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, mbi 1400 nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tre komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Për të mbërritur në këto të fundit, nxënësit bëjnë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button