Në Vjenë, Osmani do të prezantojë prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë do të prezantojë kornizën prioritare të kryesimit të kësaj organizate nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.
Ministria e Punëve të Jashtme, theksohet në njoftim, është duke u përgatitur në mënyrë aktive për marrjen e presidencës nga kryesuesi aktual – Polonia, dhe ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të funksionalizuar mandatin e besuar në vitin 2023.

– Në këtë drejtim, përmes një dialogu aktiv me institucionet përkatëse shtetërore, vendet pjesëmarrëse dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, u zhvillua një kuadër paraprak prioritetesh përmes të cilit do të kemi një kontribut të drejtpërdrejtë në politikat që lidhen me tre dimensionet e OSBE, politiko-ushtarake, e dyta që synon çështjet e ekonomisë dhe mjedisit, si dhe e treta dimensionin njerëzor, thekson MPJ.

Shefi i diplomacisë Osmani në Vjenë do të takohet me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Schmid, me përfaqësues të përhershëm të vendeve pjesëmarrëse, ndërsa është planifikuar takim edhe me ministrin federal për Evropë dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

LEXO EDHE:

Back to top button