Në Vlorë ”aktivizohet” Liga Unike në basketboll  

Federatat e Basketbollit të Shqipërisë dhe  Kosovës kanë rënë dakord që ky turne të organizohet në Vlorë, me sistem grumbullimi. Ndeshjet do të zhvillohen më datat 27-31 mars në qytetin bregdetar.

Gjithsej do të jenë tetë skuadra pjesëmarrëse, 4 nga Shqipëria e 4 nga Kosova. Ato janë Tirana, Kamza Basket, Besëlidhja e Teuta nga Shqipëria, si dhe Peja, Sigal Prishtina, Trepça e Golden Ylli nga Kosova.

Ende nuk është përcaktuar një kalendar zyrtar për ndeshjet, por organizimi në Vlorë është bërë për t’u ardhur në ndihyme skuadrave shqiptare, që kishin më shumë probleme financiare se ato kosovare.

LEXO EDHE:

Back to top button