Nebiu: E drejtë legjitime e opozitës që të kërkojë zgjedhje të parakohshme

Nebiu: E drejtë legjitime e opozitës që të kërkojë zgjedhje të parakohshme

Aktivisti i shoqërisë civile Besim Nebiu i ftuar në emisionin e sontëm “360 gradë”, kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare e cilësoi si të drejtë legjitime të opozitës. Megjithatë nënvizoi faktin se pak kohë pas formimit të qeverisë Kovaçevski, shpërtheu lufta në Ukrainë gjë që sipas tij konsumoi një pjesë të madhe të debatit publik jo vetëm në Maqedoni po edhe në botë. Lajmet nga vendi për herë të parë u bënë të rëndësisë dytësore.

“Në rast se i shohim anketat, sondazhet por edhe deponimin e përgjithshëm të opinionit pas zgjedhjeve lokale dhe deri më tani është e qartë tendenca që partia opozitare VMRO-DPMNE do kishte ardhë në përparësi, ndoshta edhe në përparësi të madhe në krahasim me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë dhe është normale, legjitime, kredibile që një parti opozitare e cila mendon se në rast të zgjedhjeve të parakohshme do të kthehej në pushtet, që të kërkon një gjë të tillë”, deklaroi Besim Nebiu, aktivist.

Ndërkohë bllokada e Kuvendit si formë presion për të ardhur deri tek zgjedhjet e parakohshme për Nebiun është Deja vu, diçka që duhet t’i takoj së kaluarës.

“Është viti 2022, ky lloj i bllokadave janë një far lloj deja vu. Bllokada e parlamentit për të krijua zgjedhje të reja është një lloj skenografie që duhet t’i kaloj së kaluarës, nuk është mënyrë inovative, mirëpo u mundëson partive të vogla që të bëjnë presion, dhe ata e panë, dhe ja filluan të bëjnë presion, me kërkesa për ndryshimin e modelit zgjedhor. Me siguri ka edhe kërkesa më lukrative të cilat bëjnë pjesë në formimin e qeverisë, kështu që besoj se kjo strategji është që të krijohet plasaritje e mëtutjeshme në koalicionin qeveritar në mënyrë që zgjedhjet të bëhen të paevitushme sidomos në rast kur nuk do të ketë heqje të vetos në qershor, atëherë do të ishte i paqëndrueshëm një qeverisje dhe një koalicionim i këtillë”, deklaroi Nebiu./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button