Nebiu: Zëri i qytetarëve në vendimmarrje është prezent në pushtetin lokal, por jo dhe në atë qendror

Aktivisti qytetar Besim Nebiu i ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, i pyetur se sa dëgjohet zëri i qytetarëve në miratimin e vendimeve në vend, sa është i rëndësishëm zëri i qytetarëve, u shpreh se një gjë e tillë funksionon në pushteton lokalm nëpr komunadhe njësitë e vetqeverisjes lokale, por sipas tij për fat të keq kjo praktikë nuk zë vend në pushtetin qendror.

“Mendoj se koncepti i kyçjes së qytetarëve në vendimmarrje në një far kombinacioni mes menaxhmentit lokal dhe  demokracisë lokale, jo vetëm që funksion tash, por ka funksionuar edhe  tradicionalisht në këtë shoqëri. Nëse shkoni në forma të ngjashme me forumin në komunitet, besoj se forumi në komunitet është diku si program prej vitit 2005, është diku që 15 vjet, dhe do të shihni që në komuna të ndryshme projekte shumë  të rëndësishme janë implementuar nëpërmjet të kësaj forme. Ajo që duhet ta cekësh është se ky modus funksionon në komunitet, funksionon në komuna në njësitë e vetëqeverisjen lokale, por për fat të keq nuk funksionon në formën më të lartë të qeverisjes ose në shtet, në forma nacionale”, deklaroi Besim Nebiu, aktivist qytetar.

.

LEXO EDHE:

Back to top button