Negociatat me Sofjen, Pançev: Vështirë se mund të arrihet zgjidhje

Negociatat me Sofjen, Pançev: Vështirë se mund të arrihet zgjidhje

Profesori i Gjuhës Shqipe në Bullgari, Anton Pançev shprehet pesimist se do të arrihet një zgjidhje e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, shkruan Alsat.

Sipas tij është e drejtë e politikanëve që të flasin me tone optimiste, por shoqëria bullgare dëshiron të sheh rezultate konkrete sa u përket të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Pançev i pyetur nga Alsat: A besoni se mund të gjendet një zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes?

Me përgjigje: “Shumë vështir se mund të arrihet një zgjidhje, mund të themi se ndoshta nga viti 1999 kur ish kryeministri Ljubço Georgievski, vizitoi Bullgarinë atje në shkurt, u nënshkruan disa dokumente, një deklaratë, më pas nuk kishte zhvillime pozitive. Pra ne kemi një përvojë të hidhur dhe nuk presim shumë. Është diçka normale që politikanët të flasin me tone shumë të larta, por unë mendoj se shoqëria bullgare është ende shumë skeptike, sepse ne dëshirojmë të shohim, rezultate konkrete të lidhura kryesisht me të drejtat në republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Anton Pançev, profesor i Gjuhës Shqipe./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button