Nejmari shpalos favoritët për titullin në “Katar 2022”

Brazliani te skuadra franceze e PSZH-së, Nejmar ka emëruar katër vende të tjera krahas Brazilit që ai i konsideron ‘plotësisht të aftë’ për të arritur në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022” që fillon të dielën.

Brazili hyn në turne si një nga favoritët kryesor, duke kërkuar të rrisë numrin rekord të titujve të Kupës së Botës në gjashtë, me një triumf të parë në skenën globale pas 20 viteve.

“Selecao” janë të pajisur mirë për ta bërë këtë, me Nejmarin në Kupën e tij të tretë të Botës dhe të mbështetur nga një skuadër e talentuar me lojtarë si Alison, Kasemiro, Vinisius Zhunior dhe Markinjos.

Por, konkurrenca është e ashpër, veçanërisht nga rivalët e Amerikës së Jugut, Argjentina dhe disa nga gjigantët e Evropës.

“Kupa e Botës është plot befasi. Ju shihni skuadra që papritur arrijnë shumë larg në garë edhe nëse shumë nuk besojnë në to. Por unë besoj se favoritët janë: Argjentina, Gjermania, Spanja dhe Franca. Mendoj se ata katër së bashku me Brazilin, janë plotësisht të aftë për të arritur në finale.

 

Unë me të vërtetë harrova Anglinë, por padyshim që ata kanë një shans! Më pëlqejnë shumë Kejn dhe Sanço. Ata janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm dhe unë kam një dashuri të veçantë për ta, sepse më pëlqejnë lojtarët që kanë cilësitë e tyre”, përfundoi braziliani.

LEXO EDHE:

Back to top button