Nën hetim 25 lojtarë, mes tyre edhe Kristiano Ronaldo!

“Zonja e Vjetër” u dënua për falsifikimin e raporteve financiare, për shfaqjen e fitimeve të rreme të klubit, si dhe për përvetësim me paga gjatë pandemisë.

Për shkak të dënimit, Juve ra në vendin e 10-të në renditje me 22 pikë, po aq sa Bolonja me 11-të. Megjithatë, duket se dënimi me pikë nuk do të jetë i vetmi që do të godasë klubin e famshëm italian. Dënimi mund të shtrihet edhe për lojtarët që dyshohet se janë përfshirë në këtë aferë dhe gazetarët italianë kanë njoftuar deri më tani 23 futbollistë që janë nën hetim.

Gazetari Paolo Ziliani ka bërë të ditur një lajm të bujshëm që ka tronditur Italinë. Ai publikoi ekskluzivisht emrat e 23 lojtarëve që janë nën hetim për pranimin e pagave false të Juventusit. Ata përballen me një pezullim 30-ditor për këtë, edhe nëse nuk luajnë më për Juventusin ose në Seri A.

Mes atyre të listuar janë yje të shumtë që kanë veshur fanellën e Zonjës së Vjetër në vitet e fundit, përfshirë Kristiano Ronaldon. Ziliani tha se në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje të gjithë të përfshirët në ngjarje dhe se kanë pranuar se kanë marrë pjesë në veprime të pandershme.

Dy lojtarët, Matijs de Ligt dhe Matia De Shilio, u dhanë gjyqtarëve një kopje të një bisede në ËhatsApp, në të cilën Xhorxhio Kiellini u shpjegoi të gjithëve mashtrimin, duke sugjeruar që të mos përmendet në shtyp. Gazetari ka publikuar edhe dokumente zyrtare që tregojnë kohën e nënshkrimit të kontratës të quajtur “Manovra rrogash”, mes të cilave renditen 23 lojtarë.

Së bashku me Ronaldon, në listë janë edhe Miralem Pjanić, Paulo Dibala, Leonardo Bonuçi, Adrien Rabio, Xhorxhio Kielini, Xhianluixhi Bufon, Gonzalo Higuain, si dhe trajneri Maurizio Sari.

LEXO EDHE:

Back to top button