Nën rrënoja ka ende jetë, Erdogan premton rindërtim të shpejtë

Nën rrënoja ka ende jetë, Erdogan premton rindërtim të shpejtë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të rindërtojë vendin pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, dhe tha se operacioni i kërkim-shpëtimit do të vijojë deri në nxjerrjen e qytetarit të fundit nga rrënojat. Ai e krahasoi tërmetin me një bombë atomike, që kishte vrarë mbi 35 mijë e 400 vetë në rajonin jugor të vendit, dhe kishte lënë qindra mijëra të pastrehë.  Vlerësimi i dëmeve sipas tij do të përfundojë në një javë, ndërsa rindërtimi do të nisë brenda pak muajve.

“Fakti që 98 përqind e ndërtesave të shembura në katastrofën e fundit janë ato të ndërtuara para 1999-s, tregon progresin që kemi bërë në standardizimin e godinave dhe inspektime, por edhe na kujton se duhet të jemi më strikt”, u shpreh presidenti Erdogan.

 Bashkë me më shumë se 5 mijë viktimat e konfirmuara në Siri, bilanci total ka shkuar në mbi 41 mijë të vdekur, ndërsa shpresën për gjetjen e të mbijetuarve vazhdon ta mbajë në jetë raste si ky; një grua 77-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat, më shumë se 9 ditë ose 212 orë, pas lëkundjes së dhunshme të tokës që përpiu pallatin 7-katësh në të cilin jetonte në Adijaman. Të afërmit e Fatma Gungor, e cila u transportua me maskë oksigjeni në autoambulancë, shpërthyen në brohorima dhe përqafuan ekipin e kërkim shpëtimit

“Është shumë bukur të ndihmosh të tjerët. Kjo është dashuri, është humanizëm. Do të vazhdojmë kërkimet pasi ka ende persona të gjallë; njerëzim mund të jetojnë 15,16 deri në 20 ditë nëse nuk janë të lënduar”.

9 të mbijetuar u shpëtuan në Turqi të marrtën, por OKB thotë se faza e kërkimit po mbërrin në fund dhe se fokusi kryesor po zhvendoset  tek mbështetja për të mbijetuarit të cilët po jetojnë në kushte të mjerueshme, pa ngrohje, ushqim apo strehë. OKB ka paralajmëruar për rrezikun shpërthimit të epidemive në Turqi e Siri.

“Një javë pas kësaj tragjedie të tmerrshme ka shqetësime në rritje për shfaqjen e problemeve shëndetësore të lidhura me motin e acartë dhe higjienën dhe shpërthimin e sëmundjeve infektive”, tha drejtori i OBSH-së për Europën Hans Kluge.

Situata më e vështirë paraqitet në Siri, ku hyrja e ndihmave është më e vështirë, e megjithatë 2 pikatë tjera kufitare janë hapur nga Turqia, nga ku po kalojnë autokolonat me ndihma.

LEXO EDHE:

Back to top button