Mbrojtësi rekordmen, do të shitet me gjysmë çmimi

Mbrojtësi Hari Meguajer është një kandidat i fortë për t’u larguar nga skuadra e Mançester Juanjtedi këtë verë. I aktivizuar shumë pak nga trajneri Erik Ten Hag, mbrojtësi i blerë për shumën e 80 milionë euro, do të shohë mundësinë e gjetjes së një ekipi ku do të luajë më shpesh.

Sipas “Daily Mail”, skuadra e  Junajtedit duhet të përgatitet për ta shitur lojtarin me një çmim gati sa gjysma e asaj me të cilën është blerë në vitin 2019. Pra, për rreth 40 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” nuk duhet të presin ndonjë ofertë më të madhe se 40-45 milionë euro, ndaj dhe skuadrat e para që dëshirojnë të marrin mbrojtësin e kombëtares angleze kanë nisur te hedhin grepat. Meguajer  do të qëndrojë në Premier Ligw, ku ka mjaft kërkesa, madje ai mund të ishte larguar që në janar, por vendosi të qëndrojë.

LEXO EDHE:

Back to top button