Potter: Duhet të fitojmë, pasi ky është një detyrim për shpenzimet e bëra

Sot do të luhet ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Borusia Dortmundit dhe Çellsit. Trajneri i skuadrës londineze, Graham Poter, beson se kjo përballje është një test i vërtetë për ekipin londinez.

“Jemi në majë dhe kjo sfidë do të jetë një test i rëndësishëm për ne, ndaj një klubi fantasik, përballë 80 mijë shikuesve. Një rast i mrekullueshëm për të treguar se kush jemi e sa vlejmë. Mezi pres që të nisë kjo ndeshje, e kemi përgatitur ashtu si duhet, pasi e kuptojmë rëndësinë që ka kjo përballje për ne. Do të jetë dy ndeshje të vështira, si për ne ashtu dhe për rivalët tanë. Skuadra e Dortmund organizohet mirë, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm”, tha më tej Potter, duke analizuar rivalin.

 

Gjithsesi, trajneri i ekipit nga Londra e sheh fitoren ndaj Borusia si detyrim për gjithë shpenzimet e kryera këtë janar në merkato.

 

“Jemi të gjithë entuziast për skuadrën që kemi. E dimë se kemi shumë punë përpara për të bërë, pasi kemi formuar një gup thuajse të ri. Kohë duhet, por duhet edhe të fitojmë, pasi ky është një detyrim për shpenzimet e bëra. Është normale që të ketë edhe presion mbi ne, pasi janë shpenzuar shumë parà. Ndaj duhet të fitojmë edhe pse paratë nuk e blejnë ndeshjen, atë që ndodh në fushë. Duhet punë, përvojë, guxim, kujdes dhe pak fat. Gjithsesi, kemi një grup që kur këto gjëa alternohen si duhet, jemi të pamposhtur”, tha Potter.

LEXO EDHE:

Back to top button