Skandal, xhirojnë film për të rritur në stadium der isa zhvillohej ndeshja

Klubi francez i Nices ka bërë denoncim për shfaqjen e pamjeve pornografike të regjistruara në tualetet e stadiumit “Allianz Riviera” gjatë ndeshjes së Ligue 1, Nice – Lille. Një aktore e filmave për të rritur duket se ka pranuar sfidën e xhirimit të një skene brenda “Allianz Riviera” ndërkohë që luhej ndeshja e elitës së futbollit francez.

“RMC Sport” raporton se “Nice Eco Stadium”, kompania që menaxhon stadium “Allianz Riviera”, ka paraqitur gjithashtu një ankesë për “lidhjen e imazhit të stadiumit me aktivitet pornografike”.

Disa mesazhe në rrjetet sociale nga tifozët e Nices e alarmuan klubin për aktivitetin pornografik që po regjistrohej në ambientet e tij. Që nga incidenti pornografik në stadiumin e tyre, skuadra në pronësi të Sir Jim Ratcliffe ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura.

Gjatë regjistrimit të filmit për të rritur në tualetin e stadiumit, Gaetan Laborde shënoi golin e fitores kundër Lille.

LEXO EDHE:

Back to top button