Brenda javës zyrtarizohet sfida e madhe në mes Fjurit dhe Usyk

Promotori i njohur i boksit Frenk Uarren u shpreh se marrëveshja mes Tajson Fjurit e Oleksandr Usyk është shumë, shumë pranë finalizimit. Ai konfirmoi gjithashtu se dueli mes dy kampionëve të botës do të zhvillohet më 29 prill. Të dy boksierët janë të pamposhur dhe kjo sfidë do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

 

“Ne jemi shumë, shumë afër realizimit të kësaj sfide. Njerëzit e Usyk do të vijnë nesër dhe unë shpresoj të marr disa lajme të mira për të gjithë. Jemi shumë, shumë afër realizimit të kësaj sfide,” tha promotori Frank Uarren për “talkSPORT”. Ai është njëkohësisht edhe menaxheri i Tajson Fjurit.

 

Uarreni është personi që po kryen negociatat e përballjes mes Oleksandr Usyk dhe Tajson Fjuri.

 

“Sot do të takohemi. Aleks Krasjuk, menaxheri i Usyk dhe promovuesit e tij po vijnë në Londër. Unë shpresoj se ne mund ta mbyllim marrëveshjen. Ne synojmë që duelin ta zhvillojmë në Arabi, nëse jo, atëherë sfida do të organizohet në “Uembli”, ku shifrat janë ato që janë. Në këtë stadium ne i thyem rekordet e arkëtimit herën e fundit me duelin që Fjuri zhvilloi ndaj Dillian prillin e kaluar. Kjo do të thotë që sfida Fjuri-Usyk do ta thyejë atë rekord”, tha Uarren.

LEXO EDHE:

Back to top button