Nëna e deputetes së Alternativës për 50 vjet ka jetuar në RMV pa shtetësi, ja çfarë thotë ajo për zgjidhjen e këtij problemi kombëtar
Nëna e deputetes së Alternativës për 50 vjet ka jetuar në RMV pa shtetësi, ja çfarë thotë ajo për zgjidhjen e këtij problemi kombëtar
Safije Sadiki-Shahini, deputete nga radhët e Alternativës ka treguar në “Rruga Drejt”, se si nëna e saj nuk ka pasur shtetësi në RMV për 50 vite, derisa tash e ka marrë atë, shkruan Alsat.
Mirëpo për Sadiki-Shahinin, kjo nuk ka rëndësi pasi që, tema e shtetësisë është çështje kombëtare dhe u zotua se do të punojnë që ta zgjidhin këtë problem.
“Është e vërtetë që nëna ime është përballur me refuzime gjatë gjithë jetës së saj për marrjen e shtetësisë, ka jetuar 50 vite në Maqedoninë e Veriut qysh para pavarësisë dhe nuk ka pas shtetësi, por tash e ka shtetësinë mirëpo për mua tash kjo veç s’ka rëndësi, pasi që bëhet fjalë për shtetësinë, unë si përfaqësuese e popullit kjo temë nuk është familjare por është çështje kombëtare dhe do ta dërgojmë deri në fund që ta zgjidhim problemin për moszbatimin e ligjit për”, tha ajo./ Alsat.mk








