(Mos) Marrja e shtetësisë me arsyen “person i rrezikshëm për shtetin” – Deputetja e BDI-së: Siguria e vendit është shumë e rëndësishme
(Mos) Marrja e shtetësisë me arsyen “person i rrezikshëm për shtetin” – Deputetja e BDI-së: Siguria e vendit është shumë e rëndësishme
Deputetja e BDI-së, Fisnike Shaqiri-Bekteshi, në “Rruga Drejt”, ka komentuar pritjet e gjata për marrjen e shtetësisë, dhe atë se pse këta persona nuk mund ta marrin nënshtetësinë duke u thënë se janë të rrezikshëm për shtetin, shkruan Alsat.
Ajo ka thënë se këto lloj verifikime bëhen në të gjitha shtetet dhe është standard.
“Sa i përket kësaj rrezikshmërisë shoqërore, verifikimet bëhen në të gjitha shtete dhe është standard, edhe Agjencioni për Siguri Nacionale, po ashtu është një institucion i ri dhe ka një fluks të madh të punëve kohëve të fundit. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe siguria e vendit është shumë e rëndësishme dhe duhet të jetë në vijë me atë të NATO-s. Lidhur me atë se ka disa pengesa tek Agjencioni për Siguri Nacionale, jemi në konsultime se së shpejti do të zgjidhen problemet”, tha ajo./ Alsat.mk








