(VIDEO) Kryeministri britanik: Putin, njësoj si Millosheviqi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ish-presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili dhe njihej si kasapi i Ballkanit.

Këtë e ka bërë sot Boris Johnson, gjatë një fjalimi në një seancë të jashtëzakonshme në parlamentin e tyre lidhur me situatën në Ukrainë, pas sulmeve ruse.

”Mendoj se një nga gjërat më fascinuese është fakti se si Putini është afër analogjisë të aksioneve të Sllobodan Millosheviqit. E njëjta pakuptimësi në raport me Kosovën dhe Beogradit dhe Kievit e Moskës”, ka deklaruar ai.

”Por, mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq përgjatë gjykimit”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit britanik.

LEXO EDHE:

Back to top button