Nëna e Orce Kamçevit erdhi pa avokat, shtyhet seanca “Parcelat në Vodno”

Edhe një shtyrje e procesit gjyqësor “Parcelat në Vodno”. Avokati i të pandehurës Ratka Kamçeva nuk erdhi, sepse për një rast tjetër në të njëjtën kohë ka qenë në seancë publike në Gjykatën e Apelit. Gjykatësi e pyeti nënën e Orce Kamçevit nëse do të caktojë avokat të ri nga disa prej të pranishmëve në gjykim, por pasi nuk mori përgjigje, iu drejtua me nervozë:
Djali juaj ka 15 avokatë. Por, si të dëshironi, nëse dëshironi do e shtyjmë seancën e sotme dhe do të caktojmë një të re. Nëse dëshironi, do ta shtyjmë edhe për një muaj, dy ose tre. Pastaj për çdo ditë do të caktojmë gjykime që t’ju respektohen të drejtat”, tha Ile Trpkov, gjykatës.
Kërkoj falje gjykatës …”, tha Ratka Kamçeva, e akuzuar.
Mbrojtja, nga ana tjetër, mendon ndryshe.
Përsëri jemi në një situatë ku mbrojtja është e margjinalizuar dhe të qëndrojë si natyrë e vdekur. Asnjë nga prokurorët që ishin në sallën e gjyqit nuk është i përgatitur dhe nuk e ka hulumtuar rastin e Ratka Kamçevës, prandaj ne, secili prej nesh, e hulumton rastin për klientin e vet”, theksoi Zvonko Davidoviq, avokati i Sasho Mijalkovit.
Gjykimi për këtë rast u shty dy ditë më parë për shkak të testimit të prokurores, Lile Stefanova për shkak të kontaktit me të infektuar me Covid – 19. Ndryshe, për parcelat në Vodno dhe pronat e tjera të Gruevskit, të blera eventualisht me paratë e partisë në shumën prej 1.3 milion euro, gjykohen më shumë persona. Përveç Gruevskit, në aktakuzë janë edhe kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviç, Orce Kamçev dhe nënën e tij Ratka, të cilët ndiqen penalisht për pastrim parash. Ish -drejtori i DSK -së, Sasho Mijalov, gjykohet për ndihmë në pastrimin e parave. Seanca pritet të vazhdojë të premten e ardhshme.
Igor Stefanovski