Nëna e Ronaldos, kundër martesës me Xhorxhinën?

" "

Dolores Aveiro, nëna e Kristiano Ronaldos, nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren aktuale, Xheorxhina Rodriguez, pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë, ka motive ekonomike për të shkuar në altar.

“Ylli” portugez duket shumë i lumtur me Xheorxhinën, me të cilën jeton në Mançester, ku ata jetojnë me Kristiano Juniorin, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia mes tyre. Modelja është raportuar se po pret propozimin për martesë, por familja e sulmuesit të Man. Junajtedit është pengesa kryesore për një martesë të mundshme.

Një burim i afërt me Kristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi synimi i Xheorxhinës është të përfitojë nga paratë e djalit të saj. Me sa duket, fëmijët e saj të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, që do të thotë se kundërshtimi brenda familjes është i fortë.

Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Xheorxhinën dhe se e vlerëson mbështetjen që i jep Kristiano Ronaldos. Koha do të tregojë nëse sulmuesi i Junajtedit e dëgjon ose jo nënën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button