Nënë e bijë, turistet e para në hënë (Video)

Nënë e bijë, turistet e para në hënë

Për herë të parë një nënë dhe vajza e saj do të fluturojnë së bashku në Hënë. Bëhet fjalë për studenten 18-vjeçare, Anastatia Mayers dhe nënën e saj, Keisha Schahaff, e cila fitoi udhëtimin në hapësirë, ​​ndërsa ishte në një fluturim të Virgin Atlantic. Ato do të largohen të enjten dhe do të jenë të parat turiste nënë dhe bijë që fluturojnë së bashku në hapësirë, por edhe turistët e parë hapësinorë me origjinë nga Karaibet. Anastasia do të jetë gjithashtu personi i dytë më i ri që do të shkojë në hapësirë.

Çmimi për një xhiro është 450.000 dollarë, ose rreth 350.000 euro. Nënë e bijë morën bileta falas falë fitores në lotari.  Schahaff fitoi një vend në fluturimin e dytë komercial në një short çmimesh. Gruaja ishte në një fluturim të Virgin Atlantic nga Antigua në Londër. Asaj iu desh të udhëtonte në kryeqytetin britanik për të zgjidhur çështjet e vizave të së bijës, kur në bord u shfaq një njoftim për konkursin. Gruaja vendosi të marrë pjesë dhe fitoi pas një përzgjedhjeje nga 20 finalistë, më pas u reduktua në një listë të ngushtë prej 5. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button