Nënkryetarët e Kuvendit, vazhdon përplasja LSDM-VMRO


Çështja e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit vazhdon të jetë pika rreth së cilës po përplasen LSDM dhe VMRO DPMNE. Nga kjo e fundit kundërshtojnë ashpër numrin prej 5 nënkryetarëve të kuvendit, duke nënvizuar se kjo është e panevojshme dhe rëndon buxhetin.

Nga partia e Mickoskit thonë se çështja e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit është temë e shpikur nga LSDM-ja për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga problemet reale me të cilat po përballen qytetarët e që kanë të bëjnë me atë se mijëra njerëz humbën vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Zëdhënësi i kësaj partie, Dimçe Arsovski i apelon mandatarit për kryeministër, Zoran Zaev të ndalojë së vjedhuri në mënyrë që të mbeten më shumë para për qytetarët.

Nga ana tjetër, mandatari për kryeministër, Zaev u shpreh i gatshëm të heq dorë nga nënkryetari i Kuvendit në rast se VMRO DPMNE-ja do ta bëjë një gjë të tillë. Ai tha se nga 5 nënkryetarët e mundshëm, në atë rast do të mbeteshin vetëm 3 nënkryetarë, e të cilët do tu liheshin partive politike më të vogla.

LEXO EDHE:

Back to top button