Nënshkruhet marrëveshje për mbikëqyrjen e “Behtel-Enka”

nënshkruhet marrëveshje për mbikëqyrjen e “Behtel-Enka”

Gazetar: Ile Petrevski

Qeveria dhe kompania e huaj IRD Inzhenering me seli në Itali, kanë nënshkruar marrëveshjen me të cilën kompania do të mbikëqyrë konsorciumin turko-amerikan “Behtel-Enka”, gjatë ndërtimit të katër autostradave nëpër Maqedoni. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte kusht për fillimin e negociatave, për ndërtimin e rrugëve në korridoret 8 dhe 10. Për punën e saj mbikëqyrja do të marrë 23 milionë euro nga shteti.

“Planet tona strategjike janë ndërtimi i autostradës Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë me gjatësi prej 22,5 kilometra, Gostivar-Bukojçan me gjatësi prej 30,1 kilometra si dhe 27 kilometra të aksit Tetovë-Gostivar. Në korridorin 10-D do të ndërtohet pjesa Prilep-Manastir me gjatësi prej 43.4 kilometra”, u shpreh Bllagoj Boçvarski- ministër i transportit dhe lidhjeve.

Ministria e transportit ka rezervuar gati 250 milionë euro për punimet këtë vit. Por më herët në këtë rast me përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e këtyre autostradave pa tender, ekspertët shohin mundësi për korrupsion.

“Që në fillim, kur qeveria vendosi që Behtel dhe Enka të jetë kompania që do të ndërtojnë autostrada në mbarë Maqedoninë, u njoftua Komisioni Kundër Korrupsionit, i cili konsideroi se përzgjedhja e një kompanie pa shpallje publike ishte mungesë konkurrence”, tha Stеndаp Ile Petrevski – gazetar.

Në të njëjtën mënyrë, pa tender, qeveria e Gruevskit kishte lidhur marrëveshje me kompaninë kineze Sinohydro për ndërtimin e autostradave Shkup – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Proceset gjyqësore pasuan për këtë më vonë. Autostrada e parë përfundoi, por përfundimi i asaj drejt Ohrit është duke u vonuar me vite. Po prolongohet edhe ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, e cila është shumë larg realizimit sepse me vite janë punuar vetëm në njëqind metrat e parë të saj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button