Nëntori i vitit të kaluar, muaji me kulmin më të lartë të ndotjes

Reshjet e borës por edhe kushtet e favorshme atmosferike, kanë bërë që ditëve të fundit të kemi ajër më pak të ndotur në krahasim më periudhën e kaluar.

“Kushtet e motit këtë dimër ndihmuan të shpëtojmë nga ndotja e ajrit. Po të mos ishte era dhe shiu, nuk do të ishim në gjendje të thithim ajër më të pastër”.

Përveç erës, në uljen e emetimeve të dëmshme të gazrave ka ndikuar edhe pandemia. Gjegjësisht, këtë sezon, intensiteti i trafikut u zvogëlua, shumë njerëz punuan nga shtëpia ose ishin në izolim, pra karantina uli qarkullimin e makinave e me këtë edhe ndotjen.

Sipas stacioneve matëse, Shkupi, Kumanova, Tetova, Kërçova, Kavadari dhe Strumica ishin qytetet më të ndotura edhe këtë vit, edhe pse më pak në krahasim me vitin e kaluar. Nëntori mban rekordin për muajin më të ndotur ndërsa qyteti Tetova. Nga Ministria e Mjedisit nuk sqaruani pse nëntori ishte kulmi i ndotjes, por thonë se masat që morën gjithashtu kontribuan në uljen e ndotjes.

U përshkrua një detyrim për miratimin e Planeve Afatshkurtra të Veprimit në periudhat kur kemi përqendrime të larta të ndotjes në komuna të caktuara, të cilat do të duhet të aprovohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, dhe të përmbajnë masa specifike të detyrueshme në lidhje me transportin, industrinë, grupet e pambrojtura, orarin e punës etj – njoftojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Se cila ishte situata në qytete të tjera nuk mund të krahasohet sepse shumë stacione matëse nuk punojnë. Nuk funksionojnë as stacionet matëse në Lisice, Rektoratin dhe celularin në Gjorce Petrov, ku ndotja është gjithmonë e lartë. Megjithëse ministria premtoi ta rregullojë atë, stacionet janë ende të mbyllura.

Për ambientalistët, pushteti qendror dhe lokal nuk po marrin masa të mjaftueshme për ajër të pastër. Ata apelojnë që zgjidhjet që duhen marrë të jenë sistematike dhe të vazhdueshme, me kontrolle dhe ndëshkime të vazhdueshme për ndotësit, në vend që të presin kushte të mira të motit për të shpërndarë ajrin e ndotur.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button