Ushtria e Somalisë vret mbi 50 terrorsitë të al-Shabab-it

Ushtria Kombëtare Somaleze (SNA) pohoi të ketë vrarë më shumë se 50 anëtarë të grupit al-Shabaab, duke përfshirë dy komandantë të lartë, në një operacion në rajonin Shabelle e ulët.
Operacioni ushtarak kundër grupit terrorist të lidhur me al-Kaidën me bazë në Somali u zhvillua në Mushaani, Daniga dhe Majabta, sipas radios së ushtrisë somaleze.

Zyrtarët ushtarakë në rajon që folën për AA konfirmuan operacionin.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Odawa Yusuf Rageh i tha radios ushtarake të premten se midis terroristëve të vrarë ishte edhe Moalim Bukhari, shefi i inteligjencës së grupit në Shabelle të ulët dhe Sheik Hasan Ganeey, komandant i rajonit.

Ai tha se kampet e trajnimit të al-Shabaab në fshatra u shkatërruan gjithashtu. Të paktën 20 terroristë të al-Shabaab u vranë të enjten në një operacion ushtarak në rajon.

LEXO EDHE:

Back to top button