Nepal, 16 viktima nga rrëshqitja e dheut

Të paktën 16 njerëz e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut që i preku tre fshatra në pjesën malore të Nepalit.

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan rrëshqitje të dheut, deri më tani janë gjetur 16 trupa, ndërsa supozohet se numri është shumë i madh i viktimave. Si të zhdukur llogariten 40 persona.

Kërkimi pas të mbijetuarve është i vështirë për shkak të kushteve të motit.

Rrëshqitjet e dheut në pjesën malore të Nepalit janë dukuri e shpeshtë gjatë sezonit të reshjeve të shiut.

LEXO EDHE:

Back to top button