Nëpërmjet skriningut tentohet zbulimi i imuniteti kolektiv ndaj COVID-19

Nëpërmjet skriningut tentohet zbulimi i imuniteti kolektiv ndaj COVID-19

Gazetare: Vjollca Aliti

Ekipi i mjekëve të Institutit të Imunologjisë ka nisur testimin e kalimtarëve të rastit në kryeqytet për të parë nëse kanë antitrupa të krijuar nga kalimi i sëmundjes apo nga vaksinimi me qëllim që të dihet deri diku se sa është imuniteti kolektiv ndaj virusit korona, shkruan Alsat.

Hulumtimi po ashtu pritet t’i ndihmojë vendit edhe në sjelljen e masave të reja që kanë të bëjnë me virusin.

“Deshëm të bëjmë krahasim se sa është tash përqindja e qytetarëve të Shkupit të cilët kanë antitrupa dhe me këtë të bëjmë krahasim deri ku jemi me imunitetin kolektiv dhe të vijmë me një përfundim. Personat që testohen janë kalimtarë rasti ne nuk I zgjedhim por thjesht nëse dëshirojnë të marrin pjesë në hulumtimin tonë plotësojnë një formular me të dhënat e tyre, nëse e kanë kaluar Kovidin apo nëse janë vaksinuar”, tha Gorjan Millanovski, Mjek në Institutin për Imunologji – Shkup.

Interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë në hulumtim ishte i lartë. Sipas tyre, këto skrininge duhet të realizohen më shpesh me qëllim që të dihet më saktë gjendja me virusin Brenda vendit.

https://youtu.be/aov7U0X6FCs

“Unë edhe e kam kaluar virusin edhe jam i vaksinuar me 3 doza, por prapë do shoh rezultatet tani si do më dalin. Ne qytetarët nuk dimë gjë, vetëm çfarë lexojmë nga portalet kush çka thotë, ky aksion do të jetë I rëndësishëm, shpresojmë të del për të mirë”, tha një qytetar.

“Të shoh se si po qëndroj me antitrupat. Para një viti pas vaksinës së parë I testova antitrupat, që atëherë më jo. Jam I vaksinuar ndërsa virusin nuk e kam kaluar”, u shpreh një qytetar tjetër.

Për momentin ky hulumtim realizohet vetëm në Shkup por nuk përjashtohet mundësia që i njëjti të zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit. Ndërkohë nuk dihet se kur do të fillojë skriningu edhe nëpër shkolla.

Ndryshe Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në vend janë konfirmuar tre raste më nën variantin e Omicronit, i njohur si “stealth”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button