Në Tabanocë janë zbuluar teste PCR të falsifikuara dhe automjete për transport ndërkombëtar pa dokumentacion përkatës
Në vendkalimin kufitar Tabanoc, më 11 dhe 12 shkurt, zyrtarët policorë kanë zbuluar 5 teste PCR të falsifikuara dhe 3 automjete që transportonin pasagjerë pa dokumentacion përkatës.
“Më datë 12.02.2022, gjatë një kontrolli pasaportash, është konstatuar se O. B. (51) nga Shkupi, T. T. (28) nga Shkupi, D. М. (28) nga fshati Tromedja, Rajoni i Kumanovës, D. G. (56) nga Koçani dhe M. P. (61) nga Shkupi ka dorëzuar teste të falsifikuara PCR. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.
Më datë 11 dhe 12.2, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit, i drejtuar nga H. P. (54) nga Shkupi, automjeti i pasagjerëve “Mitsubishi”, i drejtuar nga Z. B. (26) nga Strumica dhe një furgon, i drejtuar nga ZH. G. (46) nga Strumica, të dy me targa të Strumicës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve, pa poseduar dokumentacion përkatës. “Inspektorati Shtetëror i Transportit ka vendosur sanksione përkatëse ndaj drejtuesve të mjeteve dhe automjeteve”, thuhet në MPB.








