Nëse jeni lodhur nga dashuria, mund të bëni një pauzë

Nëse jeni lodhur nga dashuria, mund të bëni një pauzë

Ndonjëherë nuk e kemi problem të kërcejmë nga një marrëdhënie në tjetrën, edhe nëse kjo ndodh disa herë radhazi. Megjithatë, shumica e grave në një moment të jetës së tyre arrijnë një fazë ku thjesht nuk janë gati të jenë me dikë.

Këto janë shenja që ju duhet një pushim para se të filloni të kërkoni dashuri të re.

1. Kur shihni një çift të lumtur ju kap paniku ose zemëroheni shumë.

2. Fotografitë e dasmave të njerëzve të tjerë ose përvjetorët e marrëdhënieve ju shqetësojnë.

3. Jeni duke menduar të rinovoni lidhjen me një ish të dashurin edhe pse jeni të vetëdijshëm që keni kaluar shumë keq me të.

4. Ju kërkoni një zëvendësim të shpejtë për një marrëdhënie dhe ulni në mënyrë drastike standardet tuaja.

5. Miqtë tuaj që janë në një lidhje ju bezdisin dhe dëshironi t’u thoni “Kur dhe atëherë do të ndaheni”.

6. Mendimi për të dalë në një takim është torturë.

7. Në vend që të dilni, dëshironi të jeni vetëm në shtëpi dhe të shikoni shfaqje televizive.

8. Gjithnjë e më shpesh mendoni se nuk ka njeri për ju dhe filloni ta besoni.

9. Harron çdo gjë tjetër të bukur që të ndodh dhe mendon se vetëm i dashuri mund t’ju ndihmojë të dilni nga ajo situatë.

10. Jeni të bindur se gjithçka do të jetë mirë kur më në fund të gjeni të dashurin tuaj të ri.

Nëse e njihni veten në një ose disa nga këto shenja, do të ishte e mençur të bëni një pushim nga dashuria dhe të mësoni të jeni vetëm. Merrni kohë për veten tuaj, zbuloni se çfarë ju bën të lumtur, gjeni mënyra për ta bërë veten të lumtur, rishikoni prioritetet tuaja dhe rivendosni standardet tuaja.

LEXO EDHE:

Back to top button